I ndjeni buzët tuaja të ashpra dhe kjo si pasojë e qelizave të vdekura në to? COSRX Full Fit Honey Sugar Lip Scrub do të eksfoliojë buzët dhe njëkohësisht do t'u dhurojë hidratim mjaftueshëm. Përbërja e tij e veçantë është e formuluar me ekstrakt mjalti, kakao dhe kristale të buta sheqeri, për një eksfolim sa më të përshatshëm për buzët. Një sugjerim do të ishte perdorimi i këtij scrub-i para se të aplikoni një buzëkuq, ose në mbrëmje përpara maskës së gjumit LANEIGE Lip Sleeping Mask.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, sulfate, alkool, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.