Jumiso ALL DAY VITAMIN PURE C 5.5 GLOW SERUM 30ML
JUMISO All Day Vitamin Pure C 5.5 Glow Serum, siç e thotë edhe vetë emri i tij, është një serum ku do t'ju ndihmojë të keni një lëkurë që do të shkëlqejë dhe kështu do të merrni komplimente pafund! I formuluar me 5.5% vitaminë C të pastër (acid askorbik), ky serum targeton lehtësisht shenjat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Veç kësaj, ky përbërës i mrekullueshëm nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër formulimi i tij me Tokoferol dhe Ekstrakt Fruti Aronia bëjnë të mundur forcimin e barrierës së lëkurës si dhe ofrojnë qetësim ndaj çdo irrimi të mundshëm. Paketimi i këtij serumi është prej qelqi ngjyrë kafe për të minimizuar dekompozimin nga ajri dhe rrezet e diellit. Konsistenca e tij është e lehtë dhe përthithet menjëherë në lëkurë, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitje ose rëndese. Ky serum përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.
1,900.00 L 1900.0 ALL
1,000.00 L 1000.0 ALL
1,400.00 L 1400.0 ALL